Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Një anije pa ekuipazh ka shpëtuar pilotë e helikopterit amerikan që u rrëzua pranë Hormuzit

Helikopter

Foto: Associated Press

Një anije pa ekuipazh ka shpëtuar pilotët e një helikopteri sulmues të ushtrisë amerikane që është rrëzuar herët të martën pranë Ngushticës së Hormuzit, rrugës strategjike ujore që Irani e ka mbyllur prej që ka nisur lufta, ka bërë të ditur një zyrtar ushtarak amerikan.

Anija pa ekuipazh, 24 metra e gjatë, i ka gjetur dy aviatorët dhe i ka nxjerrë në breg pasi ata kishin kaluar rreth dy orë në ujë, ka thënë Kapiten Tim Haw kins, zëdhënës i Komandës Qendrore Amerikane.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Zyrtarët ushtarakë nuk kanë treguar se çfarë e ka shkaktuar rrëzimin e helikopterit Apache. 

Rrëzimi ka ndodhur ndërsa Lindja e Mesme po vazhdon të tronditet pasi Irani dhe Izraeli shkëmbyen sulme një ditë më parë, duke shënuar goditjen më të madhe deri më tani ndaj armëpushimit të tensionuar në luftën e Iranit. Televizioni shtetëror iranian ka raportuar të martën se sulmet izraelite kanë vrarë të paktën dy anëtarë të njësive të mbrojtjes ajrore të vendit.

Që kur SHBA-ja dhe Izraeli filluan të sulmonin Iranin më 28 shkurt, lufta ka tronditur ekonominë globale, ka rritur çmimet e energjisë në të gjithë botën dhe ka ndikuar në shtrenjtimin e shumë produkteve bazë. 

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e ka pranuar rrëzimin e helikopterit ndërsa ka folur me gazetarët në Aeroportin Ndërkombëtar John F. Kennedy në New York, pasi pa Finalet e NBA-së të hënën në mbrëmje.

"Pilotët janë mirë. Askush nuk është lënduar. Do të publikojmë një raport nesër. Por pilotët janë mirë”, ka deklaruar ai. 

Rrëzimi ka ndodhur rreth orës 3:30 të mëngjesit sipas orës lokale të martën pranë brigjeve të Omanit, ndërsa helikopteri ishte duke patrulluar, ka thënë Komanda Qendrore e ushtrisë amerikane.

Helikopterët AH-64 Apache kanë qenë aset kyç për ushtrinë amerikane, ndërsa ajo zbaton bllokadën mbi dërgesat dhe cisternat iraniane të naftës bruto, duke synuar të ushtrojë presion mbi Teheranin për një marrëveshje. Helikopterët janë përdorur gjithashtu nga Emiratet e Bashkuara Arabe për të rrëzuar dronët iranianë.

Trump: Irani rrëzoi helikopterin tonë, do t’i përgjigjemi sulmit

29 min. më parë / 9 qer 2026 18:56 Nga: Flutura Gashi-Mehmeti
Donald Trump

Photo: Associated Press

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka bërë përgjegjës Iranin për rrëzimin e helikopterit të ushtrisë amerikane pranë Ngushticës së Hormuzit, në orët e para të së martës.

Në një postim në Truth Social, Trumpi ka thënë se iranianët e rrëzuan helikopterin shumë të sofistikuar Apache. 

“Sapo jam informuar nga Ushtria jonë e Madhe se mbrëmë iranianët rrëzuan një nga helikopterët tanë shumë të sofistikuar Apache ndërsa patrullonin mbi Ngushticën e Hormuzit. Ishin dy pilotë të përfshirë, të dy janë shëndoshë e mirë dhe të padlënduar”, ka shkruar Trumpi.

Ai është zotuar më pas se SHBA-ja do t’i përgjigjet këtij sulmi.

Ushtria amerikane ka njoftuar tw martwn se njw anije pa ekuipazh ka shpëtuar pilotët e helikopterit sulmues të ushtrisë amerikane që është rrëzuar herët të martën pranë Ngushticës së Hormuzit, rrugës strategjike ujore që Irani e ka mbyllur prej që ka nisur lufta.

Anija pa ekuipazh, 24 metra e gjatë, i ka gjetur dy aviatorët dhe i ka nxjerrë në breg pasi ata kishin kaluar rreth dy orë në ujë, ka thënë Kapiten Tim Hawkins, zëdhënës i Komandës Qendrore Amerikane.

Rrëzimi ka ndodhur rreth orës 3:30 të mëngjesit sipas orës lokale të martën pranë brigjeve të Omanit, ndërsa helikopteri ishte duke patrulluar, ka thënë Komanda Qendrore e ushtrisë amerikane.