Presidenti amerikan, Donald Trump, ka shkruar në Truth Social të dielën se "negociatat po ecin në mënyrë të rregullt dhe konstruktive" dhe se ai e ka informuar ekipin amerikan "të mos nxitohet për një marrëveshje", duke shtuar se "koha është në anën tonë".
Trumpi ka thënë po ashtu se bllokada amerikane ndaj porteve iraniane do të mbetet derisa të arrihet një marrëveshje.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Negociatat po ecin në një mënyrë të rregullt dhe konstruktive, dhe unë i kam informuar përfaqësuesit e mi që të mos nxitohen për një marrëveshje pasi koha është në anën tonë. Bllokada do të mbetet në fuqi të plotë derisa të arrihet, certifikohet dhe nënshkruhet një marrëveshje. Të dyja palët duhet të marrin kohën e tyre dhe ta bëjnë siç duhet. Nuk mund të ketë gabime! Marrëdhënia jonë me Iranin po bëhet shumë më profesionale dhe produktive. Megjithatë, ata duhet të kuptojnë se nuk mund të zhvillojnë ose të sigurojnë një armë ose bombë bërthamore”, ka shkruar Trumpi.
Ai po ashtu ka thënë se një nga marrëveshjet më të këqija të bëra ndonjëherë nga SHBA-ja ishte marrëveshja bërthamore e Iranit, e paraqitur dhe e nënshkruar nga ish-presidenti, Barack Obama.
“Ishte një rrugë e drejtpërdrejtë drejt zhvillimit të një arme bërthamore nga Irani. Nuk është kështu me transaksionin që aktualisht po negociohet me Iranin nga administrata Trump, në fakt, është totalisht e kundërta”, ka shtuar Trumpi.