Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Atletico refuzon ofertën 150 milionë euro të Realit për Alvarezin

Julian Alvarez

Real Madridi ka bërë të ditur se rivali lokal, Atletico Madrid, ka refuzuar ofertën 150 milionë euro për Julian Alvarezin.

“Pas shqyrtimit dhe vlerësimit të ofertës, Atletico Madrid, ka shprehur mirënjohjen e tij për ofertën, të bërë në kuadër të marrëdhënieve të mira midis dy klubeve, dhe e ka refuzuar atë, duke iu referuar klauzolës së lirimit të lojtarit”, shkruan në njoftimin e Real Madridit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Klauzola e lirimit të argjentinasit është vendosur 500 milionë euro.

Argjentinasi ka kontratë me Atletico Madridin deri në vitin 2030.