Golashënuesi më i mirë në historinë e Përfaqësueses së Francës, Olivier Giroud, ka vazhduar kontratën me skuadrën e Lillet.
Giroud do të qëndrojë edhe për një edicion tjetër te Lille. Kontrata e kaluar i skadonte në fund të këtij muaji.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Jam shumë i lumtur që do ta vazhdoj këtë aventurë. Ndihem shumë mirë dhe plotësisht i përmbushur te Lille. Pritja e ngrohtë nga tifozët më ka prekur thellë. Një klub me vlera, një klub që punon shumë dhe dallohet nga të tjerët. Gjithmonë dua më shumë dhe jam i vendosur të vazhdoj dhe të bëhem edhe më i mirë këtë vit”, u shpreh sulmuesi i njohur.
39-vjeçari iu bashkua Lillet verën e kaluar si lojtar i lirë.
Ai me klubin francez zhvilloi 44 ndeshje në të gjitha garat, derisa kontribuoi me 11 gola dhe një asistim.