Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Neymar thotë se do të jetë gati për Kupën e Botës

Neymar

Superylli i futbollit, Neymar, nuk pret që lëndimi i pulpës së këmbës së djathtë t’i paraqesë problem në Kupën e Botës që nis më 11 qershor.

Neymar iu përgjigj disa pyetjeve të gazetarëve pas ndeshjes ndërmjet Santosit dhe Deportivo Cuenas në “Copa Sudamericana”. Neymar e përcolli nga tribunat këtë ndeshje.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kur braziliani u pyet nëse dëmtimi i tij i fundit do të jetë problem për turneun e kësaj vere, u përgjigj shkurt: “Çfarë problemi?”.

Pavarësisht optimizmit të Neymarit, stafi mjekësor i Brazilit po ndjek me kujdes gjendjen e lojtarit dhe ka hartuar një program specifik për të.

Burime të “ESPN” thanë se ënjtja në pulpën e djathtë nuk është e vogël dhe se koha e kërkuar e rikuperimit mund të jetë më e gjatë se sa ishte deklaruar fillimisht nga Santosi.

Prandaj, nuk ka gjasa që Neymari të jetë i gatshëm të luajë në ndeshjet përgatitore kundër Panamasë dhe Egjiptit , më 31 maj, përkatësisht 5 qershor.

Brazili e fillon fushatën në Kupën e Botës kundër Marokut më 13 qershor. Neymar, i cili është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave i Brazilit me 79 gola, nuk është paraqitur për ekipin kombëtar që kur pësoi një këputje të ligamentit të kryqëzuar në tetor 2023.