Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Pepe mund të kthehet te Real Madridi

pepe

Legjenda e futbollit portugez, Pepe, mund të kthehet te Real Madridi.

Gazeta “Sport” ka shkruar se Pepe pritet t’i bashkohet shtabit teknik të Realit si ndihmës-trajner.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kjo ka qenë kërkesë e Jose Mourinhos që së shpejti pritet të zyrtarizohet trajner te gjiganti spanjoll.

Mourinho dëshiron që ish-mbrojtësi i njohur t’i bashkohet shtabit të tij teknik.

Pepe e përfundoi karrierën si futbollist aktiv dy vjet më parë.

43-vjeçari Pepe ka luajtur gjatë si futbollist te “Los Blancos”.

Ai ishte pjesë e Realit nga viti 2007 deri në vitin 2017. Në kohën e tij ishte prej qendërmbrojtësve më të mirë në Evropë.

Pepe me Realin zhvilloi 334 ndeshje. Shënoi 15 gola dhe bëri 20 asistime.

Ai karrierë ka bërë edhe te Porto, Beshiktashi dhe Maritimo.