Një 86-vjeçar është gjetur pa shenja jete nga familjarët në shtëpinë e tij gjatë mëngjesit të së martës në Gjakovë.
Policia ka njoftuar se vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Rreth orës 07:20, jemi njoftuar se një person i gjinisë mashkullore, i lindur në vitin 1940, ishte gjetur nga familjarët pa shenja jete në shtëpinë e tij në Gjakovë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe ekipi i emergjencës mjekësore të cilët kanë konstatuar vdekjen e tij”, ka bërë të ditur për KOHËN, zëdhënësi i Policisë, Sheremet Elezaj.
Rasti është iniciuar si “hetim i vdekjes”, ndërsa trupi i pajetë i viktimës thuhet se do të dërgohet për ekzaminim mjekoligjor.