Klubi i futbollit Elbasani e ka tërhequr fanellën me numrin 27 nga përdorimi, numër të cilin e mbante Fatjon Bunjaku.
Fatjon Bunjaku vdiq në një aksident në moshën 22-vjeçare, të dielën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Si shenjë respekti dhe mirënjohjeje të përhershme për Fatjon Bunjakun, numri 27 do të tërhiqet nga përdorimi në AF Elbasani dhe do të mbetet përgjithmonë pjesë e trashëgimisë së tij në klub”, shkruan në njoftimin e Elbasanit.
Fatjon Bunjaku në nivel klubesh u zhvillua te Trepça, kurse ishte edhe te Liria, Gjilani, Malisheva e Phoenixi. Ka luajtur një periudhë edhe në Kroaci. Së fundi ishte tek Elbasani.
Ka luajtur po ashtu për U19 e U21 të Kosovës.