Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka njoftuar se rezultatet preliminare të zgjedhjeve të sotme parlamentare do të publikohen në orën 22:00.
Përmes një postimi në Facebook, Elezi ka thënë se rezultatet do të publikohen për të gjitha subjektet politike.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ju njoftoj se sonte (e diel, 7 qershor 2026, ora 22:00) KQZ do të publikojë rezultatet e përmbledhura preliminare për subjektet politike të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës”, ka shkruar ai.
KQZ: Rezultatet preliminare priten sonte rreth orës 22:00
Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, ka njoftuar se rezultatet preliminare të zgjedhjeve parlamentare të 7 qershorit, do të dalin po sonte rreth orës 22:00.
Në konferencën e mbajtur për media pas përmbylljes së vendvotimeve, Radoniqi ka thënë se dalja e qytetarëve me të drejtë vote është rreth tetë për qind më e ulët krahasuar me zgjedhjet paraprake të mbajtura më 28 dhjetor 2025.
“Nga të dhënat preliminare të mbi 98% të vendvotimeve, numri i qytetarëve me të drejtë vote që kanë votuar deri në orën 19:00 është 712 mijë e 128 votues, apo 36.38% nga 1 milionë e 959 mijë e 962 votues. Deri në të njëjtën kohë për zgjedhjet e 28 dhjetorit kishin votuar 44.99 për qind. Në shumë vendvotime ka filluar numërimi i fletëvotimeve... Rezultatet preliminare do të dalin sonte, unë besoj që diku rreth orës 21:30 apo 22:00 maksimum, do të dalim me rezultate, megjithatë nuk do ta caktojë tani orën”, ka thënë ai.
Radoniqi tutje ka njoftuar se nga ora 19:00 ka filluar afati 48 orësh për paraqitjen e ankesave në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa lidhur me procesin e votimit të sotëm.