Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet 2026

Numërimi i deritashëm, këta janë kandidatët më të votuar për deputetë

votim

Foto: Driton Paçarada

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka procesuar të dhënat nga numërimi i 20 për qind të votave për kandidatë për deputetë

Formula D’Hondt rezulton se Vetëvendosje me rreth 43 për qind të votave nga numërimi preliminar, do të marrë 48 deputetë. Albin Kurti, Glauk Konjufca, Albulena Haxhiu, Hekuran Murati, Donika Gërvalla, Xhelal Sveçla, Avni Dehari, Mimoza Kusari-Lila, Hajrulla Çeku e Ejup Maqedonci kompletojnë top-dhjetëshen e VV-së. E deri tash jashtë kanë mbetur emra të ish-deputetëve Agim Bahtiri, Agon Batusha, Fitim Haziri, Bylbyl Sokoli, Salih Zyba, Artan Abrashi, Rozeta Hajdari etj.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Te Partia Demokratike e Kosovës top-dhjetëshja përbëhet nga Bedri Hamza, Përparim Gruda, Arian Tahiri, Uran Ismaili, Sala Jashari, Vlora Çitaku, Ganimete Musliu, Arben Mustafa, Mërgim Lushtaku e Enver Hoxhaj. E numërimi deri tash ka lënë jashtë Rrustem Mustafën, Xhavit Halitin e Nait Hasanin. PDK-ja pritet t’i marrë 24 ulëse.

Lidhja Demokratike e Kosovës pritet t’i marrë 20 deputetë. Vjosa Osmani, Lumir Abdixhiku, Doarsa Kica-Xhelili, Hykmete Bajrami, Avdullah Hoti, Ukë Rugova, Kujtim Shala, Anton Quni, Lutfi Haziri e Armend Zemaj janë 10 kandidatët më të votuar. Aktualisht jashtë 20-shes kanë mbetur Jeta Statovci e Haxhi Avdyli.

Aleanca pritet të marrë 8 ulëse. Ardian Gjini, Ramush Haradinaj, Daut Haradinaj, Besnik Tahiri, Bekë Berisha, Burim Ramadani, Time Kadrijaj, Agim Çeku, Arbër Tolaj e Albana Bytyqi janë dhjetë kandidatët më të votuar në AAK.

Pa u numëruar kanë mbetur edhe votat e diasporës (mbi 100 mijë).

Në votat preliminare, VV-ja prin me rreth 43 për qind, PDK-ja është e dyta me 21 për qind, LDK-ja e treta me nën 18 për qind e AAK-ja e katërta me 7 për qind.