Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet 2026

Rashiq: Serbët iu nënshtruan presionit e shantazhit nga Lista Serbe

Nenad Rashiq

Partia e ministrit në detyrë për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ka ruajtur një mandat në Kuvend dhe ka shënuar rritje rezultati. Ai ka thënë se e ka mbërritur këtë, pavarësisht se në asnjë palë zgjedhjesh nuk ka pasur më shumë presion mbi votuesit serbë, si nga Lista Serbe, ashtu edhe nga Beogradi zyrtar. Rashiq ka thënë se viktimë e presionit është edhe djali i tij

Kryetari i partisë “Për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë”, Nenad Rashiq, ka thënë se Serbia, përmes Listës Serbe, ka ushtruar presion dhe shantazh ndaj qytetarëve serbë të Kosovës, me synimin që të ndikojë në përcaktimin e tyre se për kë të votojnë në zgjedhjet e 7 qershorit.

Rashiq, i cili është edhe ministër në detyrë për Komunitete dhe Kthim, ka thënë të martën se gjatë gjithë fushatës serbët janë përballur me presion të vazhdueshëm.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Shpjegimi i një organizimi radikal ose i një manipulimi të votave në zgjedhjet e fundit, si dhe trajtimi që është bërë me një organizim kaq të vrazhdë, përfshirë edhe Listën Serbe, e cila është degë e SNS-së dhe përdoret si mekanizëm për t’ua imponuar votuesve se për kë duhet të votojnë. Kemi parë një shantazh në përmasa ekstreme, të ngjashëm me atë të së kaluarës, por këto ditë presioni ka qenë edhe më i madh”, ka thënë Rashiq.

Rashiq ka theksuar se serbët e Kosovës u janë nënshtruar formave të ndryshme të presionit e shantazhit, përfshirë ndalimin në kufi. Mes të ndaluarve, ka thënë se ka qenë edhe djali i tij.

“Arsyeja pse e kam marrë telefonin me vete është se djali im, i cili është student, është ndaluar për dy orë nga persona që prezantohen si pjesë e asaj strukture dhe është marrë në pyetje lidhur me zgjedhjet. Kjo nuk është hera e parë, por kësaj radhe radikalizmi i ashpër që po vazhdon ndaj bashkëqytetarëve tanë i ka tejkaluar të gjitha nivelet e logjikës dhe arsyes”, ka thënë ai.

Rashiq u është kundërpërgjigjur pretendimeve të Listës Serbe se është votuar edhe nga shqiptarët. Ai ka thënë se pavarësisht presionit, subjekti i tij ka shënuar rritje prej 15 deri në 20 për qind, veçanërisht në veriun e Kosovës. 

Partia e Rashiqit ka siguruar një nga 10 vendet në Kuvend për komunitetin serb, nëntë të tjerat pritet t’i takojnë Listës Serbe.