Arbëri

Bajrami: E befasuar që Albin Kurti s’është përfshirë në aktakuzën për rezervat shtetërore

Hykmete Bajrami

Hykmete Bajrami

Foto: Driton Paçarada

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka reaguar pas ngritjes së aktakuzës ndaj ministres në detyrë të Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, për çështjen e rezervave shtetërore, duke shprehur habinë e saj që në aktakuzë nuk është përfshirë edhe kryeministri në detyrë Albin Kurti.

Në një shkrim në Facebook, Bajrami akuzoi Kurtin për, siç tha ajo, vendime të fshehta dhe kontrata të dyshimta që lidhen me furnizimin dhe menaxhimin e mallrave strategjike.

“Albini ka marrë vendim me ba blerje sekrete të miellit e vajit, Albini ka leju me u nënshkru mbi 3000 tenderë sekret, në vlerë prej 240 milionë euro, Albini ka leju mafinë energjetike dhe rreth 800 milionë euro import të rrymës, andaj edhe unë dhe gjithë ata që e duan këtë Republikë kemi probleme me Albin Kurtin!”, ka shkruar Bajrami.

Ajo shtoi se është e befasuar që Kurti nuk figuron në aktakuzë, duke aluduar në përgjegjësi politike për vendimet që, sipas saj, janë marrë me miratim të tij.

“U befasova se si ai nuk qenka pjesë e aktakuzës!”, theksoi Bajrami.

Lexo përditësimet tjera
Ministrja e Tregtisë, Industrisë e Ndërmarrësisë, Rozeta Hajdari

Aktakuzë ndaj ministres Hajdari dhe tre të tjerëve, dyshohen se dëmtuan buxhetin afro 3 mln euro

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj ministres në detyrë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë,...