Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

Loading...

Kuriozitet.

Showbiz.

Tech.


Horoskopi.

Dashi

21 mars - 19 prill

Po mundoheni të përqendroheni, por mos u befasoni nëse mendja vazhdon t’ju shkojë diku tjetër. Nëse nuk arrini të përqendroheni mjaftueshëm, duhet t’i lini anash gjërat që duhet analizuar dhe të merreni me to një herë tjetër. Jepni mundësi vetes që të imagjinoni dhe do t’ju vijnë disa ide të mrekullueshme.

Demi

20 prill - 20 maj

Jeni dëshpëruar pasi një mik i juaji ka rekomanduar dikë që nuk përshtatet fare me ju. I kishit besuar rekomandimit të tyre. Do të kishit dëshiruar që të kishit kërkuar më shumë të dhëna, para se ta kishit pranuar këtë ofertë. Mos e fajësoni veten, nëse keni pritur shumë nga ta.

Binjakët

21 maj - 20 qershor

Premtimet që i keni bërë po fillojnë t’ju stresojnë. Ndiheni të pasigurt se çfarë keni marrë përsipër dhe deri më tani keni mjaftueshëm prova që ju tregojnë diçka. Do të donit të kishit më shumë liri për të zgjedhur sesa që keni tani. Nuk duhet të mendoni për reagimin e të tjerëve, thjesht duhet të thoni çfarëdo që keni në mendje.

Gaforrja

21 qershor - 22 korrik

Do të lëvdoheni shumë për punën tuaj nga një person i rëndësishëm në punë. Është kohë e mirë për të nisur miqësi të reja. Do të ketë nevojë që t’i kushtoni kohë dhe mund për të mësuar diçka të re. Përgatituni për disa ndryshime që do të ndodhin në jetën tuaj profesionale dhe personale.

Luani

23 korrik - 22 gush

I respektoni rregullat, nëse i shihni arsyet prapa tyre. Nuk doni që të dilni kundër atyre në pushtet, por këtë gjë duhet ta bëni sot. Nëse dikush në një pozitë të lartë ka vendosur që t’i ndryshojë disa rregulla që funksiononin mirë për ju, duhet të flisni.

Virgjëresha

23 gusht - 22 shtator

Nuk jeni të sigurt se si, por një çështje personale duket se është bërë publike. Duhet të mendoni se si do të merreni me këtë gjë. Mos u ndieni të detyruar për t’iu përgjigjur pyetjeve të disa njerëzve, që po vdesin nga kureshtja. Është më mirë që të shtireni sikur nuk po e dini se për çfarë e kanë fjalën.

Peshorja

23 shtator - 22 tetor

Jeni shqetësuar se keni investuar diku gabimisht. Qetësohuni dhe mos u ngutni për ta gjykuar veten. Ndihma që do t’ia jepni një shoqate bamirëse, qoftë duke ju ndihmuar, qoftë nëpërmjet parave, do t’ju përmbushë shumë. Mos u befasoni nëse do t’ju ftojnë përsëri në aktivitetet e ardhshme.

Akrepi

23 tetor - 21 nëntor

Aktivitetet në grup, për të cilat keni qenë në pritje, duket se e kanë humbur entuziazmin. Nuk jeni në gjendje që të jeni në shoqërinë e shumë njerëzve, edhe kur po zbatohen masat kundër pandemisë. Ndoshta keni kaluar shumë kohë vetë, saqë tani nuk keni dëshirë që të dilni me njerëz.

Shigjetari

22 nëntor - 21 dhjetor

Disa njerëz nuk e kuptojnë se sa shumë e urreni që t’ju cenohet liria. Nuk do të keni kohë që t’u përgjigjeni të gjitha telefonatave apo t’u përgjigjeni kërkesave të vazhdueshme. Kur një mik manipulues do të mundohet që t’jua udhëheqë jetën, do të reagoni më mirë sesa mendoni.

Bricjapi

22 dhjetor - 19 janar

Njerëzit që janë në krye të një pune grupore po presin që të punoni dy herë më shumë sesa zakonisht. Nuk doni që të dilni jashtë kufijve tuaj, por kjo do të jetë mënyra e vetme për ta kryer një punë me kohë. Qartësoni gjërat, kur njerëzit po ju bëjnë presion për ta kryer këtë punë.

Ujori

janar 20 - 18 shkurt

Duhet të keni më shumë besim në aftësitë tuaja pasi kjo do të ndikojë shumë në të ardhmen tuaj. Përgatituni mirë dhe nuk do të dëshpëroheni nga rezultatet e një takimi apo interviste. Sigurohuni që të mos jepni gjithçka nga vetja. Pas një jave të ngarkuar, krejt çfarë doni të bëni këtë mbrëmje është që të pushoni, të çlodheni dhe të punoni sa më pak që të jetë e mundur.

Peshqit

19 shkurt - 20 mars

Nuk keni nevojë që të merreni me gjëra për të cilat nuk jeni shumë të sigurt, vetëm sepse tjerët po presin diçka të tillë nga ju. Nëse po shihni se ka mangësi në një projekt, duhet t’i tregoni mendimet tuaja. Do të çliroheni, kur ta kuptoni se edhe dikush tjetër ka menduar të njëjtat gjëra dhe kjo çështje do të trajtohet në një mënyrë mjaft serioze dhe praktike.


Lojëra.

5

germëshi

Enigma