Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

BE: Për keqardhje moscertifikimi i Listës Serbe

bashkimi evropian - kosova, flamujt

Bashkimi Evropian ka thënë se është për keqardhje moscertifikimi i Listës Serbe nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. 

KQZ-ja ka marrë vendim të hënën të mos e certifikojë Listën Serbe. Shkak për këtë janë vlerësuar thirrjet nacionaliste të kryetarit të Listës Serbe në Kosovë, Zllatan Ellek, të bëra gjatë prezantimit të listës zgjedhore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

BE-ja ka thënë për KOHËN se procesi i certifikimit “duhet të bazohet në standarde e procedura ligjore e jo në konsiderata politike”. 

“Të gjithë kandidatët e kualifikuar duhet të kenë mundësi të marrin pjesë në zgjedhje të lira dhe fer, në përputhje të plotë me ligjin e Kosovës dhe zbatimin e barabartë të tij. Procesi i certifikimit duhet të bazohet në standardet dhe procedurat ligjore në përputhje me ligjin në fuqi, e jo në konsiderata politike. BE-ja thekson se procesi zgjedhor duhet të jetë transparent, i besueshëm dhe pa ndërhyrje politike”, thuhet në përgjigjen e BE-së. 

BE-ja pret nga KQZ-ja dhe anëtarët e saj, që të sigurojnë “me të gjitha mekanizmat e aplikueshëm një proces zgjedhor gjithëpërfshirës, të besueshëm e transparent, duke u mundësuar votuesve kosovarë të shprehin qartë zgjedhjen e tyre”. 

Ndaj vendimit të KQZ-së ka reaguar edhe SHBA-ja, që ka shprehur shqetësimin për vendimin.  

Po ashtu ka reaguar edhe ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, i cili tha se ndan shqetësimin me BE-në e SHBA-në.