Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Krasniqi: Zgjidhja – ndonjë kandidat tjetër

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi

Foto: Arkiv

Foto: Driton Paçarada

Propozimi i një kandidati tjetër për kryeparlamentar dhe jo i Albulena Haxhiut, mund të jetë zgjidhja për daljen nga ngërçi në Kuvend  të Kosovës, ka thënë kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.

“Ishalla lëviz diçka. Ndoshta kanë ndërruar kandidatin po shpresoj. Përndryshe, duan të vazhdojnë bllokadën. Zgjidhja, po, ndonjë kandidat tjetër”, ka thënë ai për gazetarët para hyrjes në Kuvend.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sot mbahet përpjekja e shtatë e Kuvendit për konstituim të legjislaturës së nëntë. Ngërçi është shkaktuar te propozimi i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeparlamentar. Partia fituese ka propozuar Albulena Haxhiu, por në katër votime deri tash ajo ka marrë nga 57 vota.

Partitë e opozitës së katër vjetëve të shkuara kanë kërkuar ndryshim të kandidatit, ndërsa Lidhja Demokratike ka thënë se nuk e voton askënd.

Lexo përditësimet tjera
Kuvendi 27 prill

Sërish vetëm 57 vota për Haxhiun, Kuvendi s’del nga ngërçi