Arbëri

Manastirliu në Prishtinë, pritet nga Gexha

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Dafina Gexha ka pritur të premten në në takim ministren e Shëndetësisë dhe të Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, Ogerta Manastirliu.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar në orët e para të së premtes se ministri, Rifat Latifi i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik, nga apendiciti. Po ashtu është bërë me dije se gjendja e tij është stabile. Kjo është arsyeja pse ministrja e Shëndetësisë e Shqipërisë, Manastirliu është pritur nga zëvendësministrja, Gexha.

Pas takimit, në orën 12:00, do të ketë deklaratë për media.