Sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK) vranësirat gjatë ditës parashihen të dendësohen dhe si rezultat priten riga shiu nëpër disa zona, kryesisht në juglindje të vendit.
Temperaturat minimale do të lëvizin në mes të 12 e 17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet në mes të 21 e 25 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga veriperëndimi me shpejtësi 1–5 m/s.