Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar tërheqjen e kërkesës së dorëzuar më 22 korrik në Gjykatën Kushtetuese lidhur me seancën konstituive të Kuvendit. Arsyeja për këtë vendim është caktimi i gjyqtarit serb Radomir Laban si raportues në këtë çështje.
Presidentja Osmani ka deklaruar se ky gjyqtar, sipas raporteve të institucioneve të sigurisë të viteve 2018, 2021 dhe 2024, është identifikuar si person që paraqet rrezik për sigurinë kombëtare të Kosovës dhe ka qenë i përfshirë në veprimtari që cenojnë rendin kushtetues të vendit.
“Tërheqja e kësaj kërkese është e domosdoshme. Është absurde të pritet që rendi ynë kushtetues të mbrohet nga persona që, sipas institucioneve të sigurisë, e rrezikojnë atë”, deklaroi Osmani në konferencë për media të martën.
Ajo theksoi se gjyqtari Laban nuk është emëruar nga ajo, por në vitin 2018, dhe se procedura për shkarkimin e një gjyqtari të Kushtetueses kërkon një vendim të marrë nga dy të tretat e anëtarëve të kësaj gjykate, çka e bën të pamundur çdo veprim të Presidencës pa një propozim zyrtar nga vetë gjykata.
Presidentja ka kërkuar vëmendje të shtuar ndaj integritetit të institucioneve kushtetuese dhe sigurisë së shtetit, duke nënvizuar se nuk mund të lejohet që çështje të ndjeshme të trajtohen nga individë për të cilët ekzistojnë dyshime të thella për rrezikshmëri ndaj rendit kushtetues të Kosovës.
Osmani më 22 korrik iu drejtua Kushtetueses me një kërkesë për interpretim lidhur me pasojat juridike që lindin në rast se Kuvendi i ri nuk konstituohet brenda afatit të përcaktuar prej 30 ditësh. Më 26 korrik, përfundoi afati i Kushtetueses për konstituimin e Kuvendit. Pas kësaj, pësoi një masë e përkohshme e gjykatës që nuk i lejon deputetët të marrin asnjë veprime për dy javë, deri më 8 gusht. Gjatë kësaj periudhe, u prit një tjetër sqarim nga Kushtuesja. Por kur sot është data 5 gusht, ky sqarim nuk ka ardhur.
Aktualisht, Gjykata Kushtetuese është duke trajtuar kërkesat e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) lidhur me çështjen e konstituimit të Kuvendit. Në një konferencë për media, presidentja Vjosa Osmani deklaroi se duhet pritur vendimi dhe sqarimet nga gjykata. Ajo shtoi se, nëse mbeten ende paqartësi pas vendimit, inkurajoi deputetët të kërkojnë sqarime shtesë.