Arbëri

Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj një serbi për nxitje të urrejtjes etnike në Kosovë

Prokuroria Speciale

Prokuroria Speciale e Kosovës të premten ka ngritur aktakuzë ndaj një shtetasi serb, i identifikuar si S.S, nën dyshimin për veprën penale “Nxitja e përçarjes dhe mosdurimit”.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, më 14 tetor 2023, në fshatin Dren të Komunës së Zubin-Potokut, i pandehuri ka kryer veprime me qëllim të nxitjes sërish urrejtjes, prishjes së rendit publik, përçarjes dhe mosdurimit ndërmjet grupeve etnike në Republikën e Kosovës.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, aktakuzën e ka dorëzuar në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë, dhe ka propozuar që pas shqyrtimit gjyqësor të njëjtin ta shpall fajtor dhe ta dënoj bazuar në Kodin Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.