Arbëri

Shkarkohet rektori i UP-së

Naser Sahiti është shkarkuar nga pozita e rektorit të Universitetit të Prishtinës.

Kryesuesi i Këshillit Drejtues të UP-së, Altin Sahiti, ka thënë për KOHËN se Sahiti është shkarkuar me 8 vota për dhe 1 abstenim.

Zëvendëse e tij është emëruar Luljetë Plakolli - Kasumi.

Sahiti ka thënë një ditë më parë se në mbledhjen e Këshillit Drejtues të UP-së pritet shkarkimi i tij.

Sahiti ka thënë se ky Këshill lë shumë për të dëshiruar.

Inicimin e shkarkimit të Sahitit nga Këshilli Drejtues i UP-së e kanë kundërshtuar ashpër 19 organizata të shoqërisë civile.