Basketboll

Cubaj ndihmon Italinë të ngjitet në podium pas 30 vitesh

Lorela Cubaj

Italia është kthyer në podium pas 30 vitesh duke mposhtur Francën 69:54 në ndeshjen për medalje të bronztë në Evropianin që u zhvillua në Greqi.

Ndeshja Itali – Francë për vend të tretë, u zhvillua në Piraeus të Greqisë të dielën

Kontribut të madh në suksesin e Italisë ka dhënë edhe basketbollistja shqiptare, Lorela Cubaj. Ai e mbylli ndeshjen me dhjetë  pikë, dy kërcime e një asistim. Në ndeshjen kundër Francës luajti afro 20 minuta.