Trepça nuk ka hasur në telashe për ta mposhtur Vëllaznimin e Gjakovës.
Të dielën mbrëma në palestrën “Minatori” në Mitrovicë, Trepça fitoi me rezultatin 105:85. Vëllaznimi ishte vendas, por me marrëveshje të dy klubeve ndeshja u zhvillua në Mitrovicë. Palestra në Gjakovë është e zënë për shkak të numërimit të votave.
Mitrovicasit bënë shkëputje prej 15 pikëve që në çerekun e parë. Më pas e vazhduan dominimin deri në fund.
Batin Tuna u dallua te Trepça me 24 pikë, 10 kërcime e gjashtë asistime. Mustapha Amzil i kishte 22 pikë e shtatë kërcime.
Te skuadra gjakovare më i miri ishte Marques Warrick me 19 pikë.
Vëllaznimi në xhiron e parë pësoi nga Bashkimi, ndërsa Trepça kishte humbur po në shtëpi nga Peja.