Adnan Arslanagiq është basketbollist i ri i Trepçës.
Kampionia e Kosovës në basketboll e ka prezantuar të premten fundorin boshnjak.
Ai ishte pjesë e Bosnjë-Hercegovinës në Eurobasket, që është duke u zhvilluar ende.
Për Bosnjën, Arslanagiq është paraqitur në dy ndeshje të Eurobasketit.
Ai së fundi ishte te skuadra boshnjake, Bosna. Ka luajtur edhe në Slloveni e Kroaci.
Përzgjedhës i Bosnjë-Hercegovinës është Adis Beqiragiq, që u çmua për punën që e bëri në Eurobasket. Beqiragiqi është edhe trajner i Trepçës.