Mbretëria e Bashkuar ka konfirmuar se nuk do t’i bashkohet bllokadës detare që presidenti amerikan Donald Trump synon të vendosë ndaj porteve iraniane në Ngushticën e Hormuzit.
Sipas deklaratave zyrtare, Londra nuk do të përdorë anije luftarake apo trupa për të zbatuar këtë bllokadë, duke u distancuar nga strategjia amerikane në këtë përshkallëzim të tensioneve me Iranin.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë vend të kësaj, qeveria britanike thekson se prioriteti i saj mbetet, ruajtja e lirisë së lundrimit dhe rihapja e Ngushticës së Hormuzit, një rrugë kyçe për furnizimin global me naftë.
Zyrtarët britanikë kanë bërë të qartë se përfshirja në një bllokadë mund të rrisë më tej tensionet ndërkombëtare, prandaj po punojnë me aleatë si Franca për të siguruar kalim të sigurt të anijeve, pa hyrë në veprime ushtarake kundër Iranit.