Kur Garda Kombëtare e Shteteve të Bashkuara nisi t’i dërgonte Ukrainës transportues të personelit të blinduar M113, i prodhuar në vitin 1960, të gjithë e cilësuan si veprim që SHBA-ja “po i pastron mbeturinat e saj nga garazhi”.
Me përbuzje u pritën edhe nga ushtria dhe politikanët ukrainas, derisa forcat e armatosura ukrainase u ankuan se ky mjet është i lashtë dhe i papërdorshëm. Megjithatë, M113 “e tregoi veten”, ka shkruar mediumi ukrainas KyivPost.
Autoritetet ukrainase gjatë një kundërofensive ndaj caqeve ruse e shfrytëzuan këtë automjet të blinduar, e ai tregoi rezultate të mira në mbrojtjen e ushtrisë. Njëri prej ekipit, Vitalii Kovalchuk, që po voziste mjetin M113, ia doli t’u mbijetonte sulmeve ruse nëpërmjet këtij automjeti amerikan.
❗️Report on the legendary 🇺🇸American M113 armored personnel carrier in service with the Armed Forces of 🇺🇦Ukraine pic.twitter.com/XWx3cmvWRy
— 🪖MilitaryNewsUA🇺🇦 (@front_ukrainian) January 11, 2025
“Njësia jonë ishte e rrethuar plotësisht dhe neve na u deshën përforcime nën zjarrin e fuqishëm. Ramë nën zjarr me armë të lehta dhe më pas morëm goditje direkte nga një granatë e lansuar nga raketa në pjesën e përparme të automjetit. Brenda ra zjarr, por pavarësisht dëmeve, mjeti vazhdoi të lëvizte. Mbeta i habitur. Shtypa gazin dhe ai vazhdoi të ecte para. U ndjeva i mrekulluar”, ka deklaruar ushtari ukrainas.
Ushtari 23-vjeçar, Oleksii Dmytrenko, ka deklaruar për “Zërin e Amerikës’ se krahasuar me automjetet BMP, M113 qëndron fuqishëm krahas goditjeve direkte dhe indirekte, si dhe ofron mbrojtje shumë të mirë për ekuipazhin.
M113 u prodhua në fund të viteve 1950 dhe u vendos për herë të parë nën forcat amerikane në Evropë në 1961-n, për të zëvendësuar automjetin M59 APC, të Luftës së Dytë Botërore dhe u përdor për herë të parë në luftimet e 1962-s, pasi ia dha ushtrisë së Vietnamit.
Krahas moshës së tij, automjeti i blinduar është ende më i përdoruri nga ushtria amerikane në forcën e vijës së dytë.