Irani ka goditur objektiva në të gjithë Lindjen e Mesme, duke shkaktuar disa zjarre në një rafineri nafte në Kuvajt, ndërsa sulmet ajrore amerikano-izraelite kanë goditur Republikën Islamike të premten.
Pavarësisht pretendimeve nga SHBA-ja dhe Izraeli se kapacitetet ushtarake të Iranit janë pothuajse shkatërruar, Teherani ka vazhduar presionin ndaj Izraelit dhe vendeve arabe të Gjirit, duke goditur herët të premten rafinerinë e naftës Mina al-Ahmadi në Kuvajt me një sulm me dronë, raporton AP.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRafineria është goditur disa herë gjatë luftës, ndërsa kompania shtetërore Kuwait Petroleum Corp. njoftoi se zjarrfikësit po punonin për të vënë nën kontroll disa vatra zjarri.
Autoritetet në Kuvajt gjithashtu bënë të ditur se një sulm iranian ka dëmtuar një impiant desalinizimi. Këto impiante sigurojnë pjesën më të madhe të ujit për vendet arabe të Gjirit dhe një pjesë të konsiderueshme edhe për Iranin.
Sirenat alarmuese u dëgjuan edhe në Bahrejn për shkak të paralajmërimeve për sulme iraniane, Arabia Saudite njoftoi se kishte shkatërruar disa dronë iranianë, ndërsa në Emiratet e Bashkuara Arabe u aktivizuan sistemet e mbrojtjes. Izraeli raportoi gjithashtu për sulme me raketa.
Ndërkaq, raportohet edhe për sulme amerikano – izraelite rreth Teheranit dhe në qytetin qendror të Isfahanit, por ende nuk është e qartë se cilat objektiva janë goditur.
Sulmet e Iranit ndaj infrastrukturës energjetike në rajonin e Gjirit dhe kontrolli i tij i fortë mbi Ngushticën e Hormuzit, përmes së cilës kalon rreth një e pesta e naftës dhe gazit natyror në botë në kohë paqeje, kanë bërë që çmimet e naftës të rriten ndjeshëm dhe po ndikojnë në ekonominë globale.