Presidenti amerikan, Donald Trump, u ka bërë sërish thirrje vendeve të tjera që ta ndihmojnë SHBA-në për ta siguruar Ngushticën e Hormuzit.
Ai ka deklaruar të martën në një konferencë për media, se disa liderë janë shprehur pro ndihmës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPor ai ka tallur kombet që nuk janë siç ka thënë aq "entuziaste" për të ndihmuar SHBA-në.
"Ata thanë se nuk do të përfshiheshim... E di që ne i mbrojmë ata, dhe nëse ndonjëherë do të kishim nevojë për ndihmë, ata nuk do të jenë aty për ne”, është shprehur Trumpi.
Gjermania, Britania dhe Spanja, janë ndër vendet e para që nuk janë përgjigjur pozitivisht në kërkesën e Trumpit që vendet aleate të NATO-s ta ndihmojnë SHBA-në të sigurojë Ngushticën e Hormuzit.