Botë

Mbi 900 të vdekur nga sulmet 12-ditore izraelite mbi Iran

Iran

Foto: Ilustrim

Foto: Associated Press

Mbi 900 persona janë vrarë në Iran gjatë luftës ajrore 12-ditore me Izraelin, bazuar në të dhënat më të fundit mjeko-ligjore, ka thënë të hënën një zëdhënës i gjyqësorit iranian, sipas mediave shtetërore.

Midis të vdekurve janë 38 fëmijë dhe 132 gra, ka thënë zëdhënësi, Asghar Jahangir, raporton Reuters.

Numri i të vdekurve shënon një rritje të ndjeshme nga një numër i mëparshëm i ministrisë së

Shëndetësisë iraniane prej 610 të vrarësh në Iran para se një armëpushim të hynte në fuqi të martën e javës së kaluar.

Jahangir gjithashtu ka thënë se numri i personave të vrarë në një sulm izraelit në burgun Evin të Teheranit është rritur në 79, nga 71 sa ishte raportiar në fillim.

Izraeli ka nisur luftën ajrore më 13 qershor, duke sulmuar objektet bërthamore iraniane dhe duke vrarë komandantë të lartë ushtarakë, si dhe civilë, në goditjen më të keqe ndaj Republikës Islamike që nga lufta e viteve 1980 me Irakun.

Irani është hakmarrë me breshëri raketash në vendet, infrastrukturën dhe zonat ushtarake izraelite.

Shtetet e Bashkuara janë përfshirë në luftë më 22 qershor me sulme ndaj objekteve bërthamore iraniane.