Botë

Paqartësitë e ekspeditave turistike në thellësinë e deteve

Ekspertët thonë se vdekja e paqëllimshme dhe neglizhenca kanë ndodhur në rastin e “Titanit”. Paditë për neglizhencë mund të jenë të suksesshme. Mirëpo veprimet ligjore mund të përballen me pengesa të ndryshme, përfshirë dokumentet e heqjes dorë nga jeta, të cilat ishin nënshkruar nga udhëtarët e “Titanit”. Në këto dokumente u ishte sqaruar për mënyrat se si do të mund të vdisnin.

Kur nëndetësja “Titan” nisi ekspeditën fatkeqe në veri të Oqeanit Atlantik të dielën, ajo u zhyt thellë në ekspeditat e mjegullta në ujërat e rregulluara me ligje dhe konventa.

Është hapësirë në detet e mëdha në të cilat ligjet dhe konventat mund të lihen anash nga interpretuesit dhe turistët e pasur që ndihmojnë të financojnë ëndrrat e tyre. Së paku tani për tani.

“Jemi në një pikë ku operacionet e zhytjes në ujëra të thellë janë të ngjashme me ato të aviacionit në fillim të shekullit 20”, thotë Salvatore Mercogliano, profesor i historisë në Universitetin Campbell në Karolinën Veriore. Ai është i përqendruar në historinë detare dhe politika.

“Aviacioni ishte në fillet e tij – dhe është dashur të ndodhin aksidente për vendime dhe që ato vendime të ktheheshin në ligje”, shton Mercogliano. “Do të vijë një kohë kur nuk do të mendoheni dy herë për futjen e një nëndetëseje në det dhe zhytjen e saj në 3 mijë metra thellësi. Ama, ende nuk kemi arritur aty”.

Konfirmimi nga rojat bregdetare të SHBA-së se nëndetësja “Titan” kishte shpërthyer në afërsi të rrënojave të “Titanikut”, duke lënë të vdekur të pesë personat në të, ka tërhequr vëmendjen se si janë të rregulluara këto ekspedita.

Mercogliano thotë se operacionet e tilla shqyrtohen edhe më pak sesa kompanitë që nisin njerëzit drejt gjithësisë. Në rastin e “Titanit”, kjo është bërë sepse operonte në ujërat ndërkombëtarë, larg prej ligjeve të Shteteve të Bashkuara apo shteteve të tjera të afërta.

“Titani” nuk ishte regjistruar si nëndetëse amerikane as me agjencitë ndërkombëtare që rregullojnë sigurinë, shton ai. As nuk ishte e klasifikuar në grupin e industrisë detare që përcakton standardet rreth prodhimit të saj.

Stockton Rush, shefi i kompanisë OceanGate” që vdiq në nëndetësen “Titan”, kishte thënë se nuk dëshironte të përfshihej në standarde të tilla.

“Sjellja e një entiteti të jashtëm në shpejtësinë e çdo inovacioni përpara se të vihet në testimin e botës reale është mallkim për inovacionin e shpejtë”, kishte shkruar Rush në uebfaqen e kompanisë që drejtonte.

“Titani” ishte nëndetëse e vogël që ishte lëshuar në det nga anija tjetër, akullthyesja “Polar Prince” nga Kanada. Mercogliano e ka krahasuar si vendosjen e varkës në rimorkio sa u përket ligjeve.

“Policia e autostradës ka juridiksion ndaj automjetit dhe rimorkios, por jo edhe ndaj varkës. Varka është ngarkesë”, ka sqaruar ai.

Dokumentet e nënshkruara

Ekspertët thonë se vdekja e paqëllimshme dhe neglizhenca kanë ndodhur në rastin e “Titanit”. Paditë për neglizhencë mund të jenë të suksesshme. Mirëpo veprimet ligjore mund të përballen me pengesa të ndryshme, përfshirë dokumentet e heqjes dorë nga jeta, të cilat ishin nënshkruar nga udhëtarët e “Titanit”. Në këto dokumente u ishte sqaruar për mënyrat se si do të mund të vdisnin.

Mike Reis, shkrimtari i serisë “The Simpsons”, bëri një ekspeditë përreth “Titanikut” me kompaninë “OceanGate” në vitin 2022. Atij i kujtohet se nënshkrimi i këtyre dokumenteve ishte cak i presionit ekstrem. Dhe se çdo dështim në nëndetëse mund të shkaktonte lëndime ose vdekje”.

“Do të jem i ekspozuar ndaj gazeve me presion të lartë, oksigjenit të pastër, sistemeve të rrymimeve të larta, të cilat mund të çojnë në lëndim, çrregullim dhe vdekje”, tregon Reiss dokumentet e nënshkruara. “Nëse lëndohem, unë mund të mos e marrë kujdesin e menjëhershëm mjekësor”.

Thomas Schoenbaum, profesor i juridikut në Universitetin e Washingtonit dhe autor i librit “Admiralty and Maritime Law”, thotë se këto dokumente duhet të mbështeten në gjykatë nëse janë të mirëshkruara.

“Nëse këto dokumente janë të mira dhe e paramendoj se ato janë të shkruara nga një avokat, familjet nuk do të jenë në gjendje të kompensohen”, ka sqaruar Schoenbaum.

Në të njëjtën kohë, “OceanGate” mund të përballet me pasoja nën ligjin për udhëtar të anijeve të vitit 1993, sqaron Schoenbaum. Por varet se ku bënte pjesë nëndetësja në kompaninë “OceanGate”.

Rush, shef i kompanisë, në vitin 2021 i kishte thënë AP-së se ishte kompani amerikane. Mirëpo kishte shtuar se “OceanGate Expeditions”, që u printe zhytjeve te “Titaniku”, ishte me bazë në Bahamas.

Ai shton se filiali i Bahamas ka shumë gjasë që ta anashkalojë ligjin e SHBA-së, por shpesh gjykatat kanë shqyer “velat e korporatave” dhe “OceanGate” mund të shpallet përgjegjëse për rastin.

Gjithashtu ka dyshime nëse nëndetësja “Titan” ishte e siguruar ose nëse sigurimi i akullthyeses kanadeze mund të ketë rol në këtë rast.

Shtetet në të cilat paditë mund të dorëzohen gjithashtu mund të varen nga kontratat e nënshkruara nga udhëtarët dhe ekipi i nëndetëses.

“Do të isha shumë i befasuar nëse në një operacion të rrezikshëm si ky, nëse kontrata nuk do të adresonte ligjet që aplikohen dhe ku mund të dorëzohen paditë”, thotë George Rutherglen, profesor i ligjeve detare në Universitetin e Virginias.

Në të njëjtën kohë, shton Rutherglen, pret që SHBA-ja të reagojë me ashpërsim të ligjeve që kanë të bëjnë me humbjen e jetëve dhe miliona dollarëve që shpenzohen nga Rojat Bregdetaer.

“Rrënojat e anijeve në fund të detit janë bërë më të qasshme me avancimin e teknologjisë. Por kjo nuk do të thotë se do të jetë e sigurt të shkosh atje poshtë e t’i shikosh”, thotë Rutherglen.

Organizata Ndërkombëtare Detare, e cila rregullon tregtinë komerciale, mund të marrë masa. Gjithashtu edhe Kongresi mund të miratojë ligje. Shtetet si SHBA-ja, mund të bllokojnë ankorimin e anijeve që përfshihen në ekspedita të tilla.

“Do të isha i befasuar nëse ndonjë incident me kaq shpenzime dhe vdekje të paqëllimshme”, do të shpinte te disa iniciativa”, thotë ai.

Mirëpo jo të gjithë pajtohen.

Forrest Booth, zyrtar i kompanisë ligjore Kennedys Law, thotë se Organizata Ndërkombëtare Detare, nuk ka autoritet për të vendosur vullnet të tillë.

“Kjo mund të nis lëvizjen për shtetet që të kenë traktate ndërkombëtare për thellësinë e oqeaneve. Mirëpo do të ketë rezistencë nga disa shtete që duan nxjerrjen e mineraleve nga thellësia e deteve. Nuk mendoj se kjo do të pas zhvendosjes së vëmendjes nga mediat”.

Përktheu: Gent Mehmeti