Polonia do të prezantojë një program të ri trajnimi ushtarak këtë muaj si pjesë e një plani më të gjerë për të trajnuar rreth 400,000 njerëz në vitin 2026, ka bërë të ditur ministria e Mbrojtjes, Wladyslaq Kosiniak – Kamysz, të enjten.
E nxitur nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia, Polonia tani shpenzon më shumë nga PBB-ja e saj për mbrojtje sesa çdo anëtar tjetër i NATO-s.
Ajo është rritur duke u bërë ushtria e tretë më e madhe e aleancës, me 216,000 personel, dhe planifikon të zgjerojë forcat e saj me gati një të tretën gjatë dekadës së ardhshme.
I quajtur nga Kosiniak-Kamysz si "trajnimi më i madh i mbrojtjes në historinë polake", programi "Në Gatishmëri" do të jetë vullnetar dhe i hapur për të gjithë qytetarët, duke filluar nga nxënësit e shkollës deri te të rriturit që punojnë, kompanitë dhe të moshuarit.
Programi do të ofrojë një kurs bazë sigurie, trajnim mbijetese, udhëzime mjekësore dhe klasa të higjienës kibernetike.
"Vetëm në nëntor dhe dhjetor, ne do të trajnojmë rreth 20,000 persona në trajnim individual, por numri i përgjithshëm..., në aspektin e të gjitha formave të trajnimit, është rreth 100,000 persona", ka thënë zëvendësministri i Mbrojtjes, Cezary Tomczyk në një konferencë.
Ministria planifikon vitin e ardhshëm të trajnojë afërsisht 400,000 njerëz "individualisht, në grupe, si pjesë e 'Edukimit me Ushtrinë', trajnimit rezervist dhe shërbimit të detyrueshëm ushtarak vullnetar", ka shtuar Tomczyk.
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Polonisë, Wieslaw Kukula, ka thënë se programi ka dy qëllime kryesore: të forcojë qëndrueshmërinë e qytetarëve dhe komuniteteve dhe të rrisë disponueshmërinë, gatishmërinë dhe kapacitetin e rezervistëve.