Ushtria ruse ka goditur Ukrainën verilindore të enjten në hapje të armëpushimit 72-orësh të shpallur nga presidenti i Rusisë, Vladimidir Putin, duke vrarë një person dhe duke lënduar dy të tjerë, transmeton agjencia e lajmeve AP.
Forcat ruse hodhën bomba ajrore në drejtim të zonave të banuara pranë kufirit në rajonin verilindor të Sumyt, ka thënë zyra rajonale e prokurorisë. Forcat Ajrore të Ukrainës gjithashtu kanë njoftuar se të paktën një raketë ka goditur rajonin e Sumyt në orët e para të mëngjesit të së enjtes.
Armëpushimi i njëanshëm përkon me festimet për 80 vjetorin e fitores së Bashkimit Sovjetik ndaj Gjermaninë Naziste në Luftën e Dytë Botërore, e që është njëkohësisht edhe festa më e madhe sekulare në Rusi.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ishte shprehur skeptik rreth armëpushimit që prej propozimit të tij, duke e cilësuar si “manipulim” e “shfaqje teatrale”.
Kërkesa e tij ishte që armëpushimi të zgjatej të paktën 30 ditë, ashtu siç kishin propozuar edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës në muajin mars.