Rusia nuk do të pranojë një forcë paqeruajtëse të lidhur me NATO-n në Ukrainë, u ka thënë gazetarëve të mërkurën zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.
Peskov ka thënë se Moska i sheh diskutimet e tilla si negative.
"Nuk ka ushtri evropiane, ka ushtri të vendeve specifike - dhe shumica e këtyre vendeve janë anëtare të NATO-s", ka thënë ai.
Megjithatë, ai nuk ka dhënë detaje të mëtejshme se çfarë garancish sigurie mund t'i lejojë Moska Ukrainës.
Peskovi ka përsëritur gjithashtu qëndrimin e Moskës se bisedimet e paqes midis dy palëve nuk mund të kalojnë në "një nivel më të lartë" derisa të hidhen themelet për një marrëveshje, duke hedhur poshtë mundësin e një takimi të afërt në mes të presidentit rus, Vladimir Putin dhe presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.
Një takim midis dy udhëheqësve ka qenë një qëllim afatgjatë për presidentin e SHBA-së, Donald Trump.