Botë

Tiktokeri më i famshëm dëbohet nga SHBA-ja pas skadimit të vizës

Khaby Lame

Khaby Lame, personaliteti më i famshëm në TikTok me miliona ndjekës është larguar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës pasi u ndalua nga agjentët e imigracionit në Las Vegas për dyshimin se e kishte të tejkaluar afatin e vizës së tij.

Influenceri me prejardhje senegaleze-italiane, emri i të cilit është Seringe Khabane Lame, është larguar të premten nga aeroporti “Harry Reid”, por është lejuar të largohet nga vendi pa një urdhër deportimi, ka thënë zëdhënësi i Shërbimit të Imigracionit dhe Doganave të SHBA-së në një deklaratë.

Lame ka shkuar në SHBA më 30 prill dhe ka qëndruar më gjatë se koha e përcaktuar në vizë, ka thënë ky zëdhënës.

Ndalimi dhe largimi i tij vullnetar nga SHBA-ja vjen në mes të  masave të përshkallëzuara të presidentit Donald Trump ndaj imigracionit duke përfshirë bastisjet në Los Angeles që shkaktuan protesta kundër zyrës së Emigracionit.