Botë

Tre të vdekur nga një sulm ukrainas në një depo nafte në Luhansk

Raketat ATACMS

Raketat ATACMS

Foto: Associated Press

Tre persona janë vrarë dhe tetë të tjerë janë hospitalizuar në rajonin e okupuar rus të Ukrainës, Luhansk, si pasojë e një sulmi të forcave ukrainase mbi një depo nafte në orët e para të së shtunës.

Kreu i instaluar i Moskës për rajonin, Leonid Pasechnik, ka shkruar në Telegram se sulmi në qytetin Rovenky është kryer duke përdorur raketat amerikane ATACMS, raporton AP.

Sipas tij, për pasojë janë lënduar civilët në ndërtesat afër depos.

ATACMS janë raketa me rreze të gjatë, me rreze veprimi deri në 300 kilometra, derisa SHBA-ja ka pranuar javë më parë se e kishte furnizuar Ukrainën me to në mënyrë të fshehtë.