Botë

Trump kritikon sërish vendet evropiane të NATO-s: Kanë mbi 100 miliardë euro borxhe

Donald Trump

Kandidati republikan për presidencën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka folur sërish se sa para ndajnë vendet anëtare të NATO-s për këtë organizatë, duke kritikuar vendet evropiane.

Në një përmbledhje në rrjetin social Truth Social, Trumpi ka thënë se e shpëtoi NATO-n në mandatin e tij të parë.

“Po të mos isha unë, ndoshta nuk do të kishte më NATO. Kur u bëra president, vura re se vetëm shtatë nga 28 vendet në atë kohë po paguanin detyrimet e tyre. Shumica e aleatëve paguanin shumë pak. Mendova se kjo ishte e papranueshme dhe insistova që të paguajnë më shumë nëse duan që të marrin miliarda dollarë nga SHBA-ja”, ka thënë Trump.

Ai gjithashtu thekson se asnjë president tjetër nuk ka bërë asgjë për këtë çështje.

“Tani kemi problem të ngjashëm. Amerika po paguan pjesën më të madhe të parave për të ndihmuar Ukrainën të luftojë kundër Rusisë. Evropa duhet të paktën të kompensojë për këtë. Ata kanë mbi 100 miliardë borxhe për këtë. Kjo është ajo që Bideno nuk kërkoi kurrë prej tyre”, ka shkruar Trump.

LEXO EDHE: