Kur lajmëroi për armëpushimin mes Izraelin dhe Libanit të enjten, presidenti amerikan Donald Trump tha: “Ka qenë nder i imi t’i zgjidh 9 lufta rreth botës, dhe kjo do të jetë e dhjeta”.
Trumpi më parë ka pretenduar se u kishte dhënë fund tetë luftërave dhe atë të fundit me Iranin, të cilën SHBA-ja e nisi bashkë me Izraelin, që i binte se ishte e nënta. Fushata e Izraelit në Liban kundër Hezbollahut është e dhjeta që ai pretendon se po i jep fund.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoEdhe pse armëpushimi duket se është arritur në Liban, dhe armëpushimi në Iran është në fuqi nga 8 prilli, asnjë marrëveshje paqeje e përhershme nuk është bërë për asnjë nga këto konflikte.
Në mesin e tetë luftërave që Trumpi pretendonte si u ka dhënë fund ishte edhe mes Kosovës dhe Serbisë. E të tjerat ishin ajo mes Izraelit dhe Hamasit, Izraelit dhe Iranit, Pakistanit dhe Indisë, Ruandës dhe Republikës Demokratike të Kongos, Tajlandës dhe Kamboxhias, Armenisë dhe Azerbajxhanit, si dhe ajo mes Egjiptit dhe Etiopisë.
BBC-ja ka analizuar pretendimet e tij dhe raportoi se megjithëse për disa prej tyre mund të ketë pasur gisht, si ndihma në armëpushimin Izrael-Hamas në Gaza, një numër tjetër i “luftërave” zgjati vetëm disa dite mes shteteve që janë në tensione të vazhdueshme. Dhe në një rast, “lufta” mes Egjiptit dhe Etiopisi ishte një mosmarrëveshje diplomatike mbi ndërtimin e një dige ku nuk pati ndonjë luftim për të thënë se Trumpi i kishte dhënë fund.
Po ashtu, ka pasur përplasje mes Ruandës dhe Kongos pasi kishin nënshkruar një marrëveshje paqeje në Washington.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara pati përmendur disa herë Kosovën e Serbinë vitin e kaluar, duke deklaruar se i kërcënoi të dyja palët me ndalim të tregtisë me SHBA-në nëse shpërthente lufta. Në një rast, Trumpi pati thënë se tensionet mes dy vendeve ishin në pikën kritike dhe se ndërhyrja e tij ishte vendimtare.
“Serbia dhe Kosova ishin gati të përplaseshin. Po shkonin drejt një lufte të madhe. U thashë: Nëse përplaseni, nuk ka më tregti me Shtetet e Bashkuara. Ata thanë: ‘Ndoshta nuk do të përplasemi’”, pati deklaruar Trump.