Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Trumpi thotë se brenda 10 ditëve do të dihet nëse arrihet marrëveshja SHBA – Iran

Donald Trump

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se bota do të mësojë “gjatë 10 ditëve të ardhshme” nëse  SHBA-ja do të arrijë marrëveshje me Iranin apo do të ndërmarrë veprime ushtarake, raporton “BBC”. 

Duke folur në takimin e parë të Bordit të Paqes të mbajtur në Washington, Trump tha se “ka ende punë për t’u bërë” për të arritur marrëveshje me Iranin për programin e tij nuklear. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në ditët e fundit, SHBA-ja ka rritur praninë e forcave ushtarake në Lindje të Mesme, ndërsa përparim është raportuar në bisedimet në Zvicër mes negociatorëve amerikanë dhe iranianë. 

Trump tha se emisarët Steve Witkoff dhe Jared Kushner kanë pasur disa takime shumë të mira me Iranin.