Botë

Trumpi thotë se ka “marrëveshje potenciale” me Indinë, Korenë e Jugut dhe Japoninë

Donald Trump

Foto: Associated Press

Presidenti amerikan, Donald Trump të mërkurën ka deklaruar se ai ka marrëveshje “potenciale” tregtare me Indinë, Korenë e Jugut dhe Japoninë, derisa synon ta konvertojë politikën e tij të tarifave në marrëveshjet, ka raportuar agjencia e lajmeve “Reuters”. 

Në një takim publik në rrjetin televiziv NewsNation, Trumpi u pyet se kur do t’i njoftonte marrëveshjet me këto tri vende. “Ne kemi marrëveshje të mundshme me ta”, tha ai.

Trumpi shtoi se nuk është duke nxituar për të përfunduar marrëveshjet sepse SHBA-ja është duke shijuar përfitimet nga tarifat që i ka vendosur. 

“Unë jam më pak i nxituar se ju ... Ata na duan. Ne nuk kemi nevojë për ta”, shtoi ai. 

Pasi Trumpi vendosi tarifa gjatë muajit të kaluar ndaj shumë vendeve duke përfshirë edhe partnerët më të mëdhenj dhe të afërt tregtar, më shumë se 70 vende kanë ofruar bisedime tregtare me SHBA-në.