Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, ka thënë se një takim mes tij dhe presidentit rus, Vladimir Putin, po aranzhohet.
Ai nuk ka dhënë një kohë se kur mund të ndodhë takimi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ai do që të takohemi dhe ne po e aranzhojmë”, ka thënë ai nga resorti i tij në Mar-a-Lago.
Agjencia e lajmeve ruse “Tass” e ka cituar zëdhënësin e Kremlinit, Dmitry Peskov, të thotë se SHBA-ja ende nuk ka kërkuar zyrtarisht një takim.
Trumpi ka premtuar se do të negociojë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë sapo të inaugurohet si president më 20 janar, ndërsa ka shprehur skepticizëm për ndihmën ndaj Kievit, raportoi BBC.
Ai ka propozuar që Ukraina mund të marrë ndihmë amerikane mëtej vetëm nëse angazhohet në bisedimet për paqe me Moskën. Por, ka thënë se nëse Moska refuzon të marrë pjesë, atëherë SHBA-ja do të vazhdojë ndihmën për Ukrainën.