Botë

Trumpi urdhëron dërgimin e trupave amerikane në Portland

Donald Trump

Presidenti amerikan, Donald Trump ka urdhëruar dërgimin e trupave amerikane në qytetin Portland, Oregon, duke e përshkruar qytetin si të shkatërruar nga lufta.

Ai ka autorizuar përdorimin e forcës së plotë, nëse është e nevojshme, raporton BBC.

Ky njoftim i së shtunës tregon një zgjerim të mëtejshëm të dërgimit të trupave në qytetet amerikane, si pjesë e një fushate më të gjerë të administratës Trump kundër emigrantëve të paligjshëm.

Ligjvënësit demokratë në Portland e kanë kundërshtuar më parë këtë plan të Trumpit për dërgimin e trupave.

Më herët këtë muaj kryetari i bashkisë së Portlandit, Keith Wilson, pati thënë se nuk ka kërkuar një gjë të tillë nga Trumpi. 

Qendra e Imigracionit dhe Doganave (ICE) në Portland është sulmuar nga protestues, dhe shpesh ka pasur përplasje të dhunshme, ku disa agjentë federalë janë lënduar.