Ministri i Mbrojtjes i Iranit, Amir Nasirzadeh, dhe komandanti i Gardës Revolucionare, Mohammed Pakpour, besohet se janë vrarë në sulmet izraelite, kanë thënë tri burime për Reuters.
Në orët e para të së shtunës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli kanë nisur sulme ndaj Iranit, pas dështimit të negociatave për armët bërthamore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoIrani është kundërpërgjigjur me sulme në tërë regjionin, duke synuar bazat amerikane.
Deri tash janë konfirmuar mbi 50 të vdekur nga një sulm izraelit në një shkollë të vajzave në Iran, ndërsa një person ka mbetur i vdekur në Emiratet e Bashkuara Arabe nga sulmet iraniane.