Përditësim 13:30 - Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka konfirmuar se përzgjedhësi Franco Foda, do të qëndrojë te Kosova.
Pak pasi dha shenja në Facebook me një fotografi nga takimi me Fodën, Ademi ka folur për KOHËN. Ai ka deklaruar se Foda nuk ka thënë asnjëherë që do të largohet.
“Ishte një bisede normale. Biseduam për ndeshjet e radhës. Nuk ka pasur diçka. Ai nuk ka thënë asnjëherë që do të shkojë. Thjeshtë ka pasur një ofertë shumë të mirë”, ka thënë ai.
Agim Ademi jep shenja se Foda do të mbetet në krye të Kosovës
Kryetari i FFK-së, Agim Ademi, ka zhvilluar të mërkurën takim me selektorin e Kosovës, Franco Foda.
Së fundi ka pasur raportime të shumta që Foda mund të marrë drejtimin e një skuadre në Emiratet e Bashkuara Arabe. Por Ademi ka dhënë sinjale se Foda do të mbetet edhe më tutje në krye të Kosovës.
“Sot në Vjenë, një kafe dhe një bisedë e frytshme për të ardhmen e Kombëtares me përzgjedhësin Franco Foda”, ka shkruar kryetari i FFK-së.