Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Kristjan Asllani, pritet të jetë largimi i parë i skuadrës së Interit në afatin kalimtar të verës.
Kështu ka raportuar të martën “Europacalcio”.
Pavarësisht se Asllani ka luajtur ndeshje të mira, drejtuesit e Interit po kërkojnë një tjetër mesfushor.
23-vjeçari këtë edicion në Serie A ka luajtur vetëm 712 minuta.
Në shumicën e ndeshjeve, Asllani është paraqitur nga pjesa e dytë.
Ai iu bashkua Interit në vitin 2023 nga Empoli për 15 milionë euro.
Kontrata aktuale e Asllanit me “nerazzurrët” përfundon në verën e vitit 2028.