Futboll

Athekame i bashkohet Milanit

m

Mbrojtësi i krahut të djathtë, Zachary Athekame, i është bashkuar Milanit të premten nga Young Boysi zviceran.

20-vjeçari ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me “kuqezinjtë”. 

Ish-futbollisti i Xamaxit u transferua për 10 milionë euro, ndërsa Young Boysi do të ketë 10 për qind përfitime nga shitja e ardhshme e tij. 

Ai i ka luajtur 10 ndeshje me Zvicrën U21 dhe ka pasur paraqitje që janë vlerësuar lart në edicionin e kaluar. 

Në 30 ndeshje me Young Boysin në sezonin e kaluar, Athekame ka regjistruar dy asistime, ndërsa luajti në tetë ndeshjet e fazës së ligës në Champions. 

Athekame është zhvilluar si futbollist te të rinjtë e Bejunes.