Sot prej orës 14:00 është shorti për fazën e dytë kualifikuese të Ligës së Konferencës. Prej kësaj faze garën evropiane e fillon nënkampioni i Kosovës, Ballkani.
Varazhdini i Kroacisë dhe UNA Strassen e Luksemburgut janë prej kundërshtarëve të mundshëm të Ballkanit.
Suharekasit mund të përballen edhe me fituesit e ndeshjeve La Fiorita (San Marino) – Vardar (Maqedoni V.), Floriana (Maltë) – Haverfordwest (Uells), St Joseph’s (Gjibraltar) – Cliftonville (Irlandë e Veriut).
Dihen kundërshtarët e mundshëm në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës edhe për Malishevën nëse avancon nga raundi i parë, por edhe për Dritën e Prishtinën nëse eliminohen nga raundi i parë kualifikues i Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës.