Futboll

Caktohen pesë kundërshtarët e mundshëm të Dritës

Liga e Kampionëve

Sot prej orës 14:00 është shorti për fazën e parë kualifikuese të Ligës së Kampionëve për edicionin 2025/2026. Në short është edhe kampionia e Kosovës, Drita.

UEFA të martën ka njoftuar për ndarje të skuadrave të raundit të parë kualifikuese në tri mini-grupe.

Drita e Gjilanit në short është skuadër bartëse, ndërsa për kundërshtare do ta ketë njërën prej këtyre pesë skuadrave: Inter Club d’Escaldes nga Andorra, Differdange nga Luksemburgu, Vikingur nga Ishujt Faroe, Shelbourne nga Irlanda dhe Egnatian e Shqipërisë.