Fenerbahçe e ka fituar derbin e zjarrtë të Stambollit ndaj Beshiktashit.
Feneri fitoi të dielën mbrëma në “Tupras Stadium” të Beshiktashit me rezultatin 3:2, Ndeshja ishte e zjarrtë dhe u ndanë dy kartonë të kuq. I takoi xhiros së 11-të të Superligës së Turqisë.
Gjithçka shkoi mirë më mirë për Beshiktashin në 22 minutat e parë të ndeshjes. Vendësit krijuan dy gola epërsi përmes El Bilal Toures dhe Emirhan Topcut, që realizuan në minutën e pestë dhe të 22-të.
Më pas loja i takoi Fenerbahçes, pas largimit me të kuq të Orkun Kokcut në minutën e 26-të. Me të kuq u ndëshkua edhe trajneri Sergen Yalcin pas protestave të ashpra. Ismail Yuksek dhe Marco Asensio i barazuan shifrat në minutën e 32-të dhe të tretë shtesë të pjesës së parë, ndërsa Jhon Duran e realizoi golin e fitores shtatë minuta para fundit.
Milot Rashica te Beshiktashi luajti nga minuta e 58-të.
Galatasaray i ka 29 pikë në vendin e parë. Ka katër pikë më shumë se Fenerbahçe. Beshiktashi mbetet me 17 pikë në vendin e gjashtë, sa ka edhe Gaziantepi me një ndeshje më pak të luajtur.