Arsenali ka fituar bindshëm me rezultatin 3:0 të martën mbrëma ndaj Slavia Pragës.
Kjo ndeshje i takoi xhiros së katërt të fazës së ligës të Ligës së Kampionëve.
Bukayo Saka e hapi serinë e golave në minutën e 32-të. Ai ishte i saktë nga pika e bardhë.
Mikel Merino i shënoi dy golat e fundit për “Topçinjtë”.
Spanjolli Merino fillimisht në minutën e 46-të shënoi për 2:0, kurse golin e tretë e shënoi në minutën e 68-të.
Për Arsenalin ishte fitorja e katërt rresht në “Champions”.
Për Slavia Pragën ishte disfata e dytë. Ende nuk di për fitore, kurse numëron edhe dy barazime.
Arsenali ndeshjen e radhës në “Champions” e luan më 26 nëntor ndaj Bayern Munchenit.
Slavia e Pragës një ditë me herët e pret Athletic Bilbaon.