Fituesi i Ligës së Kampionëve, Paris Saint-Germaini, e ka nisur me fitore paraqitjen në Kupën e Botës për Klube. PSG-ja të dielën mbrëma mposhti Atletico Madridin me rezultat të thellë, 4:0. Ndeshja PSG – Atletico Madrid u zhvillua në stadiumin “Roso Bowl”, që ka kapacitet prej 92 mijë e 542 vendeve.
Golin e parë për PSG-në e shënoi Fabian Ruiz në minutën e 19-të. Në pjesën e parë, PSG-ja shënoi edhe një gol, saktësisht në minutën e parë shtesë të pjesës së parë. Vitinha shënoi për 2:0. Nga minuta e 78-të, Atletico luajti me një lojtarë më pak në fushë. Clement Lenglet u përjashtua pas kartonit të dytë të verdhë. Dhe epërsinë numerike në fushë e shfrytëzoi PSG-ja. Shënoi dy gola të tjerë. Golin për 3:0 e shënoi Senny Mayulu në minutën e 87-të, kurse Lee Kang-In realizoi golin për 4:0 në minutën e 97-të.
PSG-ja ndeshjen e radhës, në kuadër të grupit B, e luan pas pesë ditësh kundër Botafogos.
Atletico Madrid luan kundër Seattle Sounders.
Fituesi i Championsit në epërsi prej dy golave
Fituesi i Ligës së Kampionëve, Paris Saint-Germaini, ka shkuar në pushim me dy gola epërsi ndaj Atletico Madridit, në ndeshjen e parë të Grupit B të Botërorit të klubeve.
PSG-ja është duke fituar 2:0, në ndeshjen që po luhet në stadiumin “Rose Bowl”, që ka kapacitet prej 92 mijë e 542 ulëseve.
Fabian Ruiz në minutën e 19-të de Vitinha në minutën e parë shtesë të pjesës së parë, i realizuan golat për 2:0.
Në Grupin B janë edhe Botafogo dhe Seattle Sounders.