Futboll

Futbollistja ikonike e udhëhoqi Brazilin drejt titullit të nëntë në Copa America

Leucy Santos

Gjashtë herë futbollistja më e mirë në botë, Marta, u aktivizua si zëvendësuese për të shënuar dy gola, duke përfshirë atë të barazimit në kohën shtesë. Dhe Brazili ia doli të kthehet tri herë nga disavantazhi për ta fituar 5:4 në penallti finalen e Copa America ndaj Kolumbisë. Brazili e fitoi titullin e nëntë në Copa America për futbolliste, në natën mes të shtunës e së dielës.

39-vjeçarja, që vlerësohet futbolliste ikonike, u aktivizua në minutën e 82-të, ndërsa shënoi në minutën e 96-të për 3:3. Shënoi tjetër gol në kohën shtesë për 4:3 dhe për epërsinë parë të Brazilit në ndeshje.

Leucy Santos shënoi në minutën e 115-të për 4:4 dhe ndeshja shkoi në penallti.

Portierja Lorena Da Silva i priti dy penallti për t’ia siguruar Brazilit titullin e pestë rresht kontinental. Brazili e ka mposhtur Kolumbinë në katër prej këtyre pesë finaleve.

Marta ka luajtur në gjashtë kampionate botërore dhe gjashtë edicione të Lojërave Olimpike.